Report TV -Saktësimi i adresës, procedurë e thjeshtë online nëpërmjet e-albania
Описание
#reportTV #lajmeshqip #lajme
TIRANË- Saktësimin e adresës, nga sot çdo qytetar mund ta bëjë pa patur nevojë të shkojë në zyrën e Gjendjes Civile. Ky është shërbimi i ri online, i ofruar nga Gjendja Civile në bashkëpunim me AKSHI-n. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj ka shpjeguar hapat e thjeshtë që ndiqen për të kryer gjithë procedurën, që merr fare pak kohë. Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko theksoi se veç këtij procesi, po vijon puna për të plotësuar bazën e të dhënave përmes vetëdeklarimit të adresës së shqiptarëve që jetojnë jashtë, por edhe me kompletimin e sinjalistikës në njësitë vendore.
Комментарии